Një 52-vjeçar shqiptar është kapur në flagrancë duke transportuar 89 kilogramë kanabis në vendin e quajtur Sideri, në afërsi të qytetit të Filatit, në Igumenicë.
Sipas autoriteteve greke, 52-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet publik për shkak të hetimeve, u kap duke udhëtuar me automjetin e markës Mercedes në pronësi të një shtetasi grek, duke transportuar lëndën narkotike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pyetur prej agjentëve të antidrogës, ai pohoi se lëndën narkotike e kishte marrë në kufi me Shqipërinë dhe do ta dërgonte në Athinë, ku do t’ia dorëzonte bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë.
52-vjeçari pranoi se transportin e bënte për llogari të pronarit të automjetit, një shtetas grek i shpallur në kërkim.
52-vjeçari u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve, ndërsa lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan.