Shuma të ndryshme parash iu kërkonte një person qytetarëve afër stacionit të Autobusëve në Prishtinë, për t’i transportuar për në Serbi dhe jashtë Serbisë për në Evropë.
Mirëpo, i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e mbrëmjes të së premtes, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI arrestuari, sipas Policisë, është i nacionalitetit serb, dhe dyshohet për trafikim me njerëz.
Ai ka shtuar se Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe në atë lokacion ka identifikuar dhe shoqëruar për intervistim në stacion policor një të dyshuar mashkull serb.
Nën dyshime të njëjta, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy persona të tjerë në Klinë.
Në raportin e Policisë, thuhet se janë arrestuar dy të dyshuar pasi në periudha të ndryshme kohore, kanë mashtruar disa qytetarë duke u marrë shuma të konsiderueshme të parave, për rregullimin e dokumentacionit për punësim në shtetin e Gjermanisë.
Ndërkaq, KTV-ja, gjatë tërë javës, në vazhdimësi ka raportuar për numrin e qytetarëve që çdo natë kanë qenë në Stacionin e Autobusëve dhe që disa prej tyre, kanë udhëtuar drejt Beogradit.