Gjatë ditës së djeshme në fshatin Halilaq, Fushë Kosovë, është arrestuar një burrë për vrasje në tentativë.
Në raportin e policisë, thuhet se ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një linje të transportit të udhëtarëve, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave, të dy të gjinisë mashkullore, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet tona policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën e cila dyshohet se është përdorur në rast”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit, pasi intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.