Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

E ther motrën e vet, arrestohet një grua në Prishtinë

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se dje në Prishtinë ka arrestuar një grua, e dyshuar për therje të motrës së saj.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00, thotë PK, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është arrestuar e dyshuara shqiptare pasi që e njëjta e ka sulmuar fizikisht, duke e therur me thikë motrën e saj”, thotë PK.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.