Dje, në orën 05:05, raportohet të ketë ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në autostradën Vërmicë-Prizren, ndërsa Policia ka arrestuar të dyshuarin, shoferin shtetas të Shqipërisë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë , pasi që i njëjti përderisa ishte duke drejtuar veturën në autostradë, ka goditur një këmbësor viktimën mashkull K/Shqiptar, i cili supozohet se ishte duke kaluar rrugën. Në vend të ngjarjes ka dal njësiti i ndihmës së shpejtë të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete, ndërsa një pasagjer i veturës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.