Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një këmbësor në autostradën Prizren-Vërmicë

Rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm në kilometrin e 5-të të autostradës Prizren-Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për Koha.net, se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një këmbësor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hoxha gjithashtu ka njoftuar se trupi i të ndjerit është dërguar në IML.

Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori, ndërsa rasti është dërguar për procedura të mëtejme.