Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës në harkun kohor të 12 orëve, raportojnë mediat e Tiranës.
Në dy operacione të ndryshme të koduara “Biss” dhe “Tranter” u sekuestruan 104.2 gramë kokainë, 1100 dollarë, si dhe 2 automjete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë arrestuarit e operacionit “Biss” janë Genci Huta, Denis Yzo, Gentjan Dikollari dhe Anxhelin Prenga. Ata u kapën gjatë kontrollit në rrugën "Kongresi i Manastirit”. Në operacionin tjetër janë arrestuar Dritan Toska dhe Vladimir Ademi.
Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim".