Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Iu gjet drogë me vlerë 1 milion euro, arrestohen dy shqiptarë në Romë

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Romë, pasi u kapën me një sasi të madhe droge. Italiapost.it shkruan se shqiptarët, 22 dhe 23 vjeç (identiteti i tyre nuk bëhet i ditur) u kapën gjatë një operacioni në lagjen ‘Borghesiana’ në kryeqytetin italian, ndërsa ata akuzohen për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike si dhe armëmbajtje pa leje.

Siç transmeton BW, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shqiptarëve u gjetën dhe sekuestruan 240 kg marijuanë, 50 gr kokainë, një pistoletë dhe 20 mijë euro para cash.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të njëjtat burime theksojnë se pasi karabinierët kishin rrethuar zonën me banesa historike, dy trafikantët shqiptarë kishin tentuar të arratiseshin nga çatia e shtëpisë. Pavarësisht tentativës së tyre për t’u arratisur, ata u arrestuan.

Tashmë për dy të rinjtë, të cilët ndodhen në paraburgim në Romë, pritet gjykimi i shpejtë, pasi ata u kapën në flagrancë. Po ashtu thuhet se ky operacion do të vijojë edhe gjatë ditëve në vazhdim. Ndërkohë, raportohet se nëse droga do hidhej në treg për tu shitur, kapte shifrën e 1 milion eurove.

{gallery}