Sot rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për një grabitje të armatosur. Grabitja ka ndodhur në filialin e një banke e cila gjendet në rrugën“Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore, për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Mbështetur në informatat e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nga persona të dyshuar, të cilët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dyshuarit pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, nën kërcënimin e armës (duke shtënë në ajër) , janë larguar nga vendi i ngjarjes. Për të konfirmuar shumën e parave të grabitura policia është duke punuar ngushtë me zyrtarë të bankës.
Deri tani policia ka arrit të sekuestroj një motor, që dyshohet se është përdorur prej të dyshuarve, për tu larguar nga vendi i ngjarjes. I njëjti po ekzaminohet nga njësitet përkatëse.
Drejtoria rajonale e policisë - Prishtinë ka në fokusin e përditshëm të punës së saj luftën kundër krimit , kapjen dhe arrestimin e të dyshuarve të akteve kriminale si dhe garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësisë publike , andaj ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me rastet kriminale e veçanërisht për rastin e sipërshënuar të mbështesin policinë me informacionet e tyre për hetimin dhe zbulimin e akteve të tilla.