Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shqiptari në Itali gjendet i vdekur në ballkon me një plumb në kokë

Një shqiptar është gjetur i vdekur në ballkonin e shtëpisë së tij në Borgosatollo të Italisë.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari me nënshtetësi italiane, u kërkua nga të afërmit e tij, por më vonë u gjet i pajetë në ballkon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas hetimeve të para, shqiptari 42 vjeçar kishte një plumb në kokë, transmeton oranews. Mediat italiane shkruajnë se motivet e gjestit tragjik duket se janë të lidhura me jetën sentimentale të burrit.