Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet një predhë gjermane në Lupç, raportohet se është nga Lufta e Dytë Botërore

Dje në fshatin Lupç i Poshtëm, Prishtinë, një ankues ka raportuar se gjatë punimeve kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Raportohet se njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes që ishte një predhë gjermane e mbetur nga lufta e dytë botërore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nuk raportohet për ndonjë incident.