Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy persona për vjedhje grabitqare në Prishtinë

Dje njësiti i hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë, në bashkëpunim me njësitet policore të Lipjanit dhe Ferizajt, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për një rast vjedhjeje grabitqare, njoftoi Zyra për marrëdhënie me publikun dhe media e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, transmeton Koha.net.

Rasti ka ndodhur me datën 21.08.2017 në Prishtinë, saktësisht në një dyqan në lagjen Dardania, ku nga personat e dyshuar viktimës (femër) i janë grabitur para të gatshme (rreth 700 euro). Bëhet fjalë për rastin/video xhirimin, që ditëve të fundit ka qarkulluar ne portale e mediume të ndryshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lidhur me rastin në fjalë janë arrestuar:

A.K, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe

P.F, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Të njëjtit, me urdhër të prokurorit të Shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë, para se rasti t’i kalojë gjykatës. Ndërkohë që i dyshuari i trete i identifikuar nga ana e policisë është në kërkim.