Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Debellde kapet mish derri i kontrabanduar

Njësiti Policor Kufitar gjatë patrullimit rrugëve dytësore në zonën kufitare midis Kosovës e Maqedonisë,ka hasur në mallra kontrabandë, që vinin nga vendi fqinj të dedikuara për tregun vendor.

Sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, dje në rrugën “Binçë” në Debëllde patrulla kishte hasur në një automjet me targa të Kosovës, të fshehur në shkurre, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë kontrollimit të automjetit policia ka vërejtur se në to kishte të ngarkuara paketa me prodhime të mishit të derrit, të prodhuara në Maqedoni. Vetura dhe malli janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar doganës.