Katër shtetas shqiptarë të moshës nga 23 në 33 vjeç, kanë përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Mediat italiane shkruajnë se operacioni është ekzekutuar në lagjet periferike të kryeqytetit Romë, në Casiilna, Boorghesiana e Fontana Cnadida, transmeton Shekulli. Gjithashtu bëhet e ditur se në banesat e tyre u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 322 kilogramë marihuanë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë katër shqiptarët e arrestuar janë pa leje të rregullt qëndrimi në Itali e nuk figurojnë të dënuar më parë nga policia italiane.
“Arrestimi i tyre erdhi si rezultat i shtimit të kontrollit në territor e identifikimit të një lokali të frekuentuar nga shqiptarët e nga disa persona të lidhur më botën e drogës”, njofton policia italiane.
Kjo e fundit ka shtuar se në 2 banesën ku jetonin shqiptarët në lagjen Fontana Candida janë sekuestruar rreth 322 kg marihuanë si dhe para të thata.
Lënda narkotike e sekuestruar ishte e destinuar të trafikohej në të gjithë territorin e Romës.
Ndërkohë katër të arrestuarit shqiptarë ndodhen në burgun Regina Coeli të Romës nën akuzën e trafikut të drogës të tipit marihuanë.
Ende nuk janë bërë të ditur identitetet e të ndaluarve.