Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ia grabit telefonin nën kërcënimin e thikës, i dyshuari në arrati

Një burrë i ka grabitur një tjetri një telefon nën kërcënimin e thikës dje në fshatin Bellopoj të Pejës.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:00, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më tutje Policia thotë se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, përderisa i dyshuari gjendet në arrati.

“Viktima, burrë shqiptar, ka raportuar se i dyshuari, burrë shqiptar, nën kërcënimin e thikës ia ka grabitur telefonin celular .Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore edhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati”, thotë pk.