Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy vlonjatë në Itali kapen me 600 kg marihuanë

Guardia di Finanza e Barit, ka vënë në pranga dy shqiptare me inicialet R.L. 30 vjeç dhe D. H. 23 vjeç, të dy nga Vlora, dhe akuzohen për posedim dhe trafikim ndërkombëtar droge.

Ata u kapën në det në drejtim të bregut të Lecces, teksa ishin mbi një gomone 7 metra të gjatë dhe me një motor të fuqishëm, ku kishin ngarkuar 633.85 kilogramë marihuanë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata u përpoqën të shpëtonin dhe hodhën edhe ngarkesën në det, por më kot.

Sipas mediave italiane, të dy vlonjatët do të dalin para autoriteteve gjyqësore vendase.

Marihuana ishte paketuar në 22 pako të madhësive të ndryshme dhe nëse do të shitej në tregun e zi, do të siguronte më shumë se 6 milionë euro fitime për trafikantët.