Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person plagoset me armë zjarri në Podujevë

Mbrëmë rreth orës 24:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Podujevë, ka pasur të shtëna me armë zjarr, njofton Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima:

B. Xh mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Ndërkohë që personi që dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast është identifikuar dhe po kërkohet nga policia.