Dy ditë më parë, rreth orës 14:30, dy fëmijë, dhjetë e njëmbëdhjetë vjeç, e kishin gjetur një mjet të dyshimtë, granatë dore, në afërsi të Shkollës Fillore “Bajram Curri” në Kasterc të Suharekës.
Më pas kishin shkuar në oborrin e njërit nga fëmijët dhe gjatë manipulimit, mjeti i dyshimtë kishte eksploduar duke u shkaktuar lëndime trupore të dyve, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër trajtim mjekësor të të lënduarve është përkujdesur Spitali Rajonal i Prizrenit dhe QKUK e Prishtinës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek të gjithë ata që hasin në mjete të dyshimta të mos i prekin ato se janë të rrezikshme, por ta lajmërojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit, pa pagesë, 192.