Në Shtime dje në një pompë derivatesh ka ndodhur një plaçkitje, njofton Polica e Kosovës.
Lajmin e kanë bërë të ditur dy viktima, meshkuj K/Shqiptar punëtorë në pompë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta, sipas njoftimit nga Policia, kanë raportuar se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës së zjarrit i kanë grabitur rreth 700 € para, transmeton Koha.net.
Të dyshuarit gjatë grabitjes kishin rrahur njërin nga viktimat dhe gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri në ajër.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.