Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tri femra goditen e lëndohen nga një veturë, arrestohet vozitësi

Në fshatin Llabjan të Novobërdës, dje ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë lënduar tri femra shqiptare-kosovare, njofton Policia e Kosovës.

Pas aksidentit, transmeton Koha.net, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai, derisa ishte duke lëvizur me veturë dhe duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur tre këmbësoret-viktimat femra K-Shqiptare.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.