Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia nuk gjen sulmuesit e Zogajt, por ua konfiskon makinën

Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me sulmin ndaj ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogajt, pas hetimeve të zhvilluara në koordinim me Prokurorin Themelore ne Prishtinë, është arritur të identifikohen tre të dyshuar meshkuj.

Sipas Policisë, është lokalizuar dhe konfiskuar vetura Golf IV me targa lokale të cilën dyshohet se personat e dyshuar e kanë përdorë në rast.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa, dje me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë realizuar tri bastisje në lokacione të ndryshme për kërkim të personave të dyshuar, mirëpo të njëjtit nuk janë hasur.

Policia është duke punuar intensivisht në rast.