Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes gruaja që u rrah mizorisht nga burri i saj në Lushnje

Ka ndërruar jetë në spital 51-vjeçarja N. K., e cila u masakrua me sende të forta nga bashkëshorti i saj në fshatin Plug të Lushnjës.

Rasti ka ndodhur sot pas orës 18.00 në fshatin Plug të Lushnjës, ku Tajar K. (55) ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij N/K. (51), e cila është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Autori i sulmit është arrestuar nga policia. Motivet e rastit ende nuk dihen.