Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy fëmijë mbyten në liqenin e Shkodrës

Dy fëmijë të moshës 13 dhe 15-vjeçare kanë humbur jetën sot derisa ishin duke u larë në liqenin e Shkodrës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00, në vendin e quajtur Grilë të Malësisë së Madhe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, e cila ka konfirmuar se bëhet fjalë për shtetasit E. T.,13-vjeç dhe S. T. 15-vjeç, banues në fshatin Gruemirë.

Nga informacionet paraprake mësohet se 7 persona ishin futur në liqen ku kishin hipur në një varkë të vogël dhe kur kanë arritur në thellësi janë hedhur në ujë për t’u larë.

Varkën e ka marrë rrjedha e liqenit, ku pesë persona kanë mundur të dalin në breg të liqenit, ndërsa dy të tjerë janë mbytur.

Policia së bashku me disa banorë të fshatit rreth orës 17:45 kanë arritur të nxjerrin trupat e pajetë nga liqeni.