Si lëndim trupor që ka shkuar në procedurë hetimore e ka cilësuar Policia e Kosovës sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri.
Sipas burimeve Policia e Kosovës tashmë ka marrë xhirimet e disa kamerave të sigurisë përreth rrugës “Bajram Kelmendi” në të cilën u sulmua gazetari Olluri në prani të gruas së tij e cila u alivanos.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë raportin 24 orësh, Policia e Kosovës nuk ka dhënë shumë detaje.
“Prishtinë, më 16.08.2017-22:00. Raportohet se persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. I njëjti ka pranuar trajtim të nevojshëm mjekësor. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Për sulmin ndaj Ollurit kanë reaguar ashpër klasa politike si dhe komuniteti i gazetarëve në vend.