Policia e Krujës ka sekuestruar 46.5 kg lëndë narkotike të llojit marihuanë dhe vuri në pranga poseduesin e saj, një 28-vjeçar me banim në Krujë.
Në bazë të informacioneve në rrugë operative, policia u njoftua se një shtetas po transportonte lëndë narkotike nga Kruja në Tiranë dhe në sajë të operacionit të koduar “Cudhi” u bë kontrolli i mjetit të tij Mercedes Benz, ku në pjesën e bagazhit dhe ulësen e pasme u gjet lënda narkotike e ndarë në thasë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia arrestoi në flagrancë Nuri Hysën nga fshati Cudh i Krujës dhe shpalli në kërkim vëllanë e tij, banues në Kamëz.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprime të mëtejshme.