Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapen për drogë vartësit e “bos”-it në veri Millan Radojiçiq

Marko Gjukiq dhe Dejan Nedelkoviq nga Zveçani, janë arrestuar nga policia serbe për shkak të drogës në qytetin Vërnjaçka Banja të Serbisë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ata u arrestuan dje në një banesë në Vërnjaçka Banjë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nga kontrolli në banesë u zbuluan pako me drogë, që rezultuan veç llojeve tjera, të ishin edhe sasi e konsiderueshme kokainë. Autoritetet serbe dyshojnë se droga u përket dy të arrestuarve, ndërsa destinacion kishin Kosovën”, kanë thënë burimet.

Po sipas këtyre burimeve, të arrestuarit janë të njohur për autoritetet rreth veprimtarisë së tyre kriminale, dhe janë pjesë e grupit të Millan Radojiçiq, që njihet si “bos” i krimit në veri.