Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy shqiptarë që mashtronin bashkatdhetarët me bileta avioni

Policia e Kosovës përmes raportit policor ka njoftuar se janë arrestuar dy meshkuj shqiptar, pasi për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se kishin mashtruar një numër të bashkatdhetarëve në emër të nxjerrjes së aviobiletave në Zvicër dhe Gjermani.

Nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale është konfiskuar një CD me të dhënat e rezervimeve si dhe shumën e pagesave të klientëve. Vlera e mashtrimeve nga ana e të dyshuarve është rreth 68,817 CHF dhe 25,798 €.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.