Deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi është përfshirë në një aksident me pasojë vdekjen në mëngjesin e sotëm në aksin Vorë-Tiranë, me ç’rast humbi jetën një person.
Sipas policisë deputeti ka shkuar vetë në komisariat me mjetin e tij ku ka deklaruar se ka përplasur një person në autostradë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që shkaktuan aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e këmbësorit S.S., rreth 53 vjeç.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo