Një grua 50 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa katër persona tjerë janë lënduar dhe po trajtohen në spital, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj, përkatësisht tek fshati Klinë e Mesme.
Lajmin e ka konfirmuar për Ksp zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, një veturë me targa vendore dhe në rrethana ende të panjohura është përplasur me mbrojtëse të rrugës, ku si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën pasagjerja rreth 50 vjeçare, ndërsa katër persona të tjerë janë dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës për trajtim.
Me hetimin e rastit po merren hetuesit e aksidenteve të Trafikut Rajonal të Drejtorisë Rajonale të Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.