Në rrugën :”Migjeni” në Prishtinë, një polic ka marrë lëndime trupore pasi është goditur nga një person me derën e veturës, njofton PK .
Sipas Policisë, i dyshuari derisa ka qenë në lëvizje me automjet dhe është ndaluar nga njësiti policor, në shenjë revolte fillimisht ka refuzuar të prezantojë dokumentacionin personal e më pas me derën e veturës ka goditur zyrtarin policor i cili ka pësuar lëndime trupore, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë njëjtit i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.