Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rogovë, 16 vjeçari godet me veturë dy këmbësore, vdesin në vend të ngjarjes

Me datë 07. 08. 2017, rreth orës 18:40, në rrugën lokale në periferi të fshatit Rogovë të Gjakovës, ka ndodhur aksident i rëndë i komunikacionit, ku kanë humbur jetën dy këmbësorë.

Policia e Kosovës nga rajoni i Gjakovës ka bërë me dije se “deri te aksidenti ka ardhur përderisa i mituri H. B., lindur më 2001, duke drejtuar automjetin e udhëtarëve me tabela të Zvicrës dhe duke mos ju përshtatë kushteve të rrugës humb kontrollin dhe i godet dy këmbësorë të cilët nga lëndimet humbin jetën në vend ngjarje”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vdekjen e tyre e konstaton mjeku në vendngjarje, ndërsa lëndime kanë marrë ngasësi i automjetit dhe një pasagjer”, thuhet në njoftimin e PK-së, raporton Koha.net.

Viktimat në këtë aksident janë Gj. K., lindur me 1962 femër shqiptare/kosovare dhe mbesa e saj L. D, lindur më 2005, po ashtu femër, shqiptare e Kosovës.

Kurse lëndime kanë pësuar H. B. lindur më 2001 dhe B. B., lindur me 2001, që të dy meshkuj shqiptarë nga Kosova.

Të gjitha njësitë relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dal në vend të ngjarjes dhe me hetimin e këtij rasti po merren njësia e hetimeve të aksidenteve të komunikacionit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.