Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shqiptari pa patentë shoferi, në ikje nga policia zvicerane shkakton aksident

Kur një patrullë policore deshi të kontrollonte një shofer shqiptar në Mellingen të Katonit Aargau, ai iu shmang asaj dhe në përpjekje për të ikur, bëri aksident, shkruan aargauerzeitung.ch.

Më vonë u sqarua edhe arsyeja e ikjes së tij, i riu 24-vjeçar me shtetësi kosovare, nuk kishte patentë shoferi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në ikje e sipër ai ka prekur dy makina të parkuara dhe pastaj ka humbur kontrollin mbi makinën e tij, duke ecur drejt një gardhi, ku policia arriti ta ndalonte, transmeton albinfo.ch.

Më vonë, pas kontrollimit të bërë u konstatua se ai nuk kishte fare leje për të ngarë veturën, la njoftuar policia e Kantonit të Aargaut.

Për të kuptuar nëse ai ka qenë nën ndikimin e drogës ose alkoolit, policia ka caktuar një provë të gjakut dhe të urinës. Ndaj të riut do të ngrihet padia në Prokurorinë Publike në Baden.