Dy vetura të tipit BMW, që të dyja me targa të huaja, janë përplasur dje me njëri tjetrin në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë të Kosovës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të publikuar sot.
Në Rr. “Nëna Terezë”, F. Kosovë, dje ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Aksidenti ka ndodhur kur i dyshuari, mashkull K-shqiptar, duke lëvizur me veturën BMW me targa të huaja, është aksidentuar me veturën BMW, po ashtu me targa të huaja, që drejtohej nga viktima mashkull K-shqiptar. Si pasojë e aksidentit viktima pëson lëndime trupore dhe ai dërgohet për trajtim mjekësor. I dyshuari për shkaktim të aksidentit, sipas raportit, është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo