Pesë të akuzuarit për terrorizëm në rastin e njohur si “Badovci” po pretendojnë se pa të drejtë po mbahen në paraburgim. Pas shpalljes së aktgjykimit para dy javësh nga shkalla e parë, ata i janë drejtuar Gjykatës së Apelit me ankesë, duke i kërkuar që të ndërpritet kjo masë.
Ankesën e kanë arsyetuar, duke thënë se kanë pushuar të gjitha arsyet e vazhdimit të paraburgimit. Mirëpo ankesa u është refuzuar nga shkalla e dytë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendimin e Gjykatës së Apelit, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, konstatohet se ekziston rreziku që të akuzuarit: Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Enis Latifi dhe Fehmi Musa të arratisen nga Kosova.
Duke mos u pajtuar edhe me këtë vendim, të akuzuarit përmes avokatëve të tyre mbrojtës i janë drejtuar Gjykatës Supreme me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë. Rreth kësaj kërkese shkalla e tretë nuk ka vendosur ende... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.