Ministri i Brendshëm teknik Dritan Demiraj gjatë një interviste për emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” në Report TV deklaron se ekziston një liste me 124 emra, persona të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
Pjesë e listës sipas ministrit janë koka por edhe bujq të thjeshtë duke theksuar se shumë prej tyre kanë edhe mbështetje politike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pyetur nga drejtuesi i emisionit Ilir Babaramo për çështjen e ekstradimit të Ballist Morinës, Demiraj u shpreh se qeveria nëse ka reaguar ka reaguar me shumë vonesë.
Ai po ashtu shtoi se ka kontaktuar me ambasadorën kroate pasi çështja është shumë sensitive dhe i ka paraqitur asaj dokumentacionin ku vërtetohet rrezikshëmria e ekstradimit të Morinës në Serbi.