Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë për komandantin policor në Dragash që nuk arrestoi personin e gjykuar

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzën kundër të dyshuarit E. S., për veprën penale “keqpërdorimi të pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422, paragrafi 1, i Kodit Penat të Republikës së Kosovës.”

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.S., në cilësinë e personit zyrtar - autoritetit komandues në Stacionin Policor në Dragash, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, nuk e përmbush detyrën zyrtare të tij me qëllim që të përfitojë dobi personi tjetër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me tutje sipas aktakuzës, më datë 01.06.2017, rreth orës 11:00 në fshatin Brodosan – Komuna e Dragashit, duke udhëheqë patrullën policore në përbërje prej 9 zyrtarëve policorë me mision zbatimin e urdhër-arrestit të Gjykatës Themelore në Prizren të datës 02.03.2017, për dërgim në vuajtje të dënimit me burg të gjykuarin M.Q., me të njëjtin e bisedon çështjen e arrestimit të tij.

Kur i gjykuari hynë në shtëpi të tij me pretekst që të përgatitet, përfiton nga rasti për t’u fshehur e pastaj në funksion të arrestimit të tij nuk e urdhëron patrullën për ta bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse, përkundrazi pa lënë patrullë për ta vëzhguar shtëpinë e të gjykuarit, e urdhëron ekipin policor për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.