Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gënjen se i kishin vjedhur veturën, arrestohet një pejane

Mbrëmë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Pejë, policia ka arrestuar një femër.

E dyshuara është arrestuar për arsyen se në gjendje të dehur, ka raportuar se kinse i është vjedhur vetura nga një mashkull.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë intervistimit, e dyshuara ishte jokooperative me ç’rast më pas edhe kishte ofenduar zyrtarët policorë.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje.