Kronikë

Policia jep detaje për vrasjen në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në qytetin e Vlorës. Një 37-vjeçar u ekzekutua me disa plumba pistolete në zonën e “Lungomares”.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat kanë filluar edhe punën hetimore për të zbuluar shkaqet që sollën në ekzekutimin e 36-vjeçarit dhe zbulimin e identitetit të autorit.

Mësohet se viktima, Marjen Xhaferaj, alias Marjen Omeri, ka qenë në lokal i ulur me një person tjetër, ku në drejtim të tij është afruar vrasësi, i cili e ka qëlluar me armë zjarri, më pas ky i fundit është larguar në këmbë mes pallateve.

Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli ku në ndihmë të Policisë së Vlorës për kapjen e autorit kanë ardhur Delta Forcë e FNSh. Vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Në vendngjarje janë sekuestruar disa gëzhoja ndërsa disa metra më tutje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e dispononte viktima.

Në momentin e atentatit ka pasur shume pushues, të cilët janë tronditur nga ngjarja duke krijuar një situate jo të mirë si për ta ashtu edhe turistet e huaj që ndodhen në qytet.