Vala e shpërthimit e flaku shumë metra tej pronarin e restorantit në plazhin e Velipojës. Sipas policisë, 55-vjeçari Besnik Zenuni, është në gjendje të rëndë. Po ashtu edhe një kalimtar u godit shumë keq nga vala e shpërthimit.
Dëshmitarët thonë se flaka doli nga kuzhina, ndërsa në lokal ndodheshin shumë pak persona.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTre klientë sapo largoheshin dhe fatmirësisht shpëtuan, ndërsa vala e flakës goditi një 19 vjeçare që ndodhej pranë.
Dëshmitarët i thanë Top Channelit se flaka u ngjit shumë lart, duke përfshirë të gjitha ballkonet dhe dritaret e pallatit 5 katesh.
Shumë persona ndodheshin brenda dhe janë lënduar nga flaka, ndërsa vetëm pas mbërritjes së policisë, ata janë nxjerrë jashtë. Pjesa më e madhe janë turistë nga Kosova, të cilët nga zjarri humbën edhe dokumentet personale.
“Sapo kemi dalë jashtë ka nisur shpërthimi. Në shpërthimin e dytë janë lënduar edhe njerëzit jashtë”, shprehet një turist nga Kosova.
“Shpërthimi i parë u shoqërua edhe me dy tre shpërthime të tjera, ndërsa më pas shpërtheu një flakë e madhe”, thotë një tjetër pushues.
Dëshmitarët tregojnë për të lënduarit nga flakët. Ata kanë ndërhyrë të parët për të ndihmuar personat që u goditën nga shpërthimi. Dëshmitarët thonë se në fillim kishin dëgjuar një zhurmë si një fërshëllimë të fortë, e më pas ndodhi shpërthimi me flakë.
Inspektorët teknikë që panë vendin e ngjarjes thanë se asnjë nga bombolat nuk ka shpërthyer, por ka patur një rrjedhje gazi nga cisterna një mijë litërshe në bodrumin e restorantit, e më pas masa e madhe e gazit e mbledhur brenda në lokal është ndezur nga ndonjë shkëndijë.
Të lënduarit u dërgua ne spitalin e Shkodrës, ndërsa dy pronaret babë e bir janë transportuar me helikopter për në Tiranë.