Një shtetas nga Kosova humbi jetën paraditen e sotme në një aksident rrugor në afërsi të tunelit të Kalimashit, bën të ditur oranws.
Viktima, një 30 vjeçar nga Gjilani, po udhëtonte me një motor, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen në Rrugën e Kombit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi pasojë e përplasjes ai ka mbetur i plagosur rëndë.
Edhe pse është transportuar me urgjencë në spitalin e Kukësit, shtetasi nga Kosova nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë.
Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje. Këto të fundit kanë bërë të mundur dhe shuarjen e zjarrit në mjet që ka shpërthyer në flakë pas aksidentit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia mbi normat e lejuara me të cilën po udhëtonte motori.
{gallery}