Gjykata Komunale në Phnom Penh, kryeqyteti i Kamboxhias, dje ka nisur marrjen në pyetje të një biznesmeni nga Kosova i cili dyshohet ta ketë mashtruar partneren e tij kamboxhiane të biznesit me 20 milionë dollarë të destinuara për vendpushime luksoze në provincat Kep dhe Kampot.
Zëdhënësi i gjykatës, Ly Sophanna, e ka identifikuar të dyshuarin si Denis Çokoviq, i njohur edhe si Denis Deney, 54 vjeç.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rasti është në proces e sipër”, ka thënë Sophanna.
Mediumi lokal “Khmertimeskh” ka njoftuar se Policia Ushtarake e vendit ka arrestuar Çokoviqin të premten në banesën e tij në distriktin Daun Penh, ku kanë konfiskuar 420,000 dollarë para të gatshme dhe një pasaportë australiane, thuhet në një raport nga “Fresh News”, transmeton Koha.net.
Raporti thotë se Çokoviq ka udhëtuar në Kamboxhia dhe ka hapur një firmë me partneren e tij kamboxhiane, që thuhet se është bashkëshortja e një zyrtari të lartë qeveritar, për të zhvilluar vendpushime në Kep dhe Kampot.
Çokoviq thuhet se ka vazhduar të kërkojë më shumë para pa ofruar asnjë rezultat të zhvillimit, duke çuar në një padi nga partnerja e tij.