Shtatë të mitur, gjashtë serbë e një goran raportohet se kanë dëmtuar objektin në ndërtim e sipër të kishës ortodokse serbe në Mitrovicën veriore.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ngjarja ka ndodhur më 21 korrik rreth orës 13:00, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Raportohet se shtatë të dyshuar të mitur (gjashtë meshkuj K-Serb dhe një mashkull K-Goran), pasi kanë dëmtuar objektin në ndërtim e sipër të kishës ortodokse serbe”, thotë PK.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për te arrestuar.