Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka raportuar për ngjarjen e djeshme të orës 14:37 ku një grua mbeti pa shenja jete në rrugën “Muharrem Fejza”, lagja “Mati 1”, Prishtinë.
Këtë rast, Policia e ka cilësuar si “aksident trafiku me fatalitet”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është raportuar për një person (femër K/Shqiptare) pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendngjarje. Po ashtu në vendngjarje ka dalë edhe prokurorja kujdestare e cila ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa një i dyshuar K/Shqiptar (shofer i autobusit) është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, raporton Koha.net.
Kujtojmë se dje Koha.net raportoi për këtë ngjarje, derisa, sipas informatave jozyrtare, u tha se viktima kishte qenë duke udhëtuar me autobusin e “Trafikut Urban” kur edhe kishte kërkuar të zbriste nga autobusi pasi kishte thënë se nuk ndihej mirë me shëndet.
Më pas, në rrethana ende të panjohura, është gjetur e shtrirë në tokë pa shenja jete, kurse, sipas policisë, dyshohet se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e goditjes nga autobusi.