Ekipi i KTV-së po qëndron në fshatin Kosuriq të Pejës, ku pas mesnatës, dy vëllezërit Arsim e Ramiz Berisha janë gjetur të vrarë në malet në afërsi të fshatit.
Sipas kryeprokurorit të Pejës, Agim Kurmehaj, vrasja është kryer me armë zjarri. Trupat e pajetë të dy personave janë dërguar për autopsi, ndërsa ende nuk dihen detaje tjera rreth rastit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFamiljarët i kanë thënë ekipit të “Kohavisionit” se dyshohet që vrasja e dyfishtë është kryer për motive të hakmarrjes. Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për rastin.
“Policia, pas një pune intensive operativo- hetimore, ka identifikuar, shoqëruar dhe më pas arrestuar tre personat si të dyshuar për vrasje. Të dyshuarve, me vendim të Prokurorit shtetit, u është caktuar masa e ndalimit 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Raportohet se së njëjtës familje, 11 vite më parë i ishin vrarë edhe dy djem tjerë.
Më shumë detaje mund të gjeni në skorien e zgjeruar në Lajmet e Mbrëmjes në KTV, në orën 19:00.