Në lidhje me një rast të denoncuar qysh më 24 janar të këtij vitit, Policia e Kosovës njofton për arrestimin e djeshëm në Ferizaj të tre personave, dy meshkujve e një femre, të gjithë shqiptarë dhe shtetas të Kosovës. Bëhet fjalë për falsifikim parash
Policia bën të ditur se gjatë bastisjes në disa shtëpi për këtë rast ka gjetur dhe konfiskuar dy shtëpiza të kompjuterit, 370 € dhe 1.000 denarë të Maqedonisë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo