Gjykata Themelore e Prishtinës, me kërkesë të mbrojtjes së dy të akuzuarve ka bërë rikonstruimin e vendit të ngjarjes në lokalin “Bon Vivant”, në të cilin tre vjet më parë është vrarë një person, shkruan sot Koha Ditore.
Duke respektuar urdhrin e gjykatës, Policia e Kosovës e ka bllokuar hapësirën përreth lokalit në qendër të kryeqytetit që nga ora 9:30 e mëngjesit deri në orën 13:00. Gjatë kësaj kohe nuk ka pasur mundësi që të kalojë askush brenda shiritave kufizues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë datën 13 tetor të vitit 2014, sipas aktakuzës është vrarë roja e këtij lokali, Rrahman Uka pas një mosmarrëveshjeje me dy persona, të cilët kanë hyrë në lokal, Masar Gërdovci e Sherif Krasniqi. Ata janë akuzuar për vrasje të rëndë, kurse gjykimi ndaj tyre është duke vazhduar.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.