Në rrugën Vëllezërit Gërvalla në Vushtrri dje janë arrestuar dy burra për shkak se kanë kanosur dhe sulmuar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës, transmeton Koha.net.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media thotë se njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri fillimisht është dërguar në mbajtje dhe pas kompletimit të lëndës është dërguar me procedurë të përshpejtuar në gjykatën kompetente dhe pastaj është dërguar në qendrën e paraburgimit, thotë pk.