Policia e rajonit të Ferizajt njofton se pas pranimit të informatave nga terreni se i dyshuari B.B. (38 vjeçar) mund të ketë në posedim armë të paautorizuara, hetuesit policorë nga stacioni policor Hani i Elezit, kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar disa armë.
1 pistoletë TT e kalibrit 7,62 mm, 1 karikator, 4 fishekë të kalibrit 7,62 mm, 3 pushkë gjuetie kalibër 12 mm dhe 10 fishekë të kalibrit 12mm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari lirohet, kurse lënda procedohet në procedurë të rregullt.