Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar për grabitje të armatosur në Prishtinë

Dje në ora 21:25, policia ka marrë informatën për një grabitje të armatosur. Grabitja ka ndodhur në një market i cili gjendet në lagjen Qëndresa në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës .

Atje, dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armës (kanë shtënë me armë, pa shkaktuar lëndime në njerëz), kanë arrit të marrin një sasi të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

marrjes së këtij informacioni specialist për hetimin e krimit, në koordinim me stacionet policore të DRP- Prishtinë, me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikim dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, njërit prej të cilëve i është gjetur dhe konfiskuar një armë (revole Ecol Special), si dhe një sasi e parave (dyshohet të grabitura).

Personat e dyshuar:

E.G, mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

L.S, mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar në Gjykatën kompetente.