Njësitë Antidrogë të Policisë së Kosovës mbrëmë, rreth orës 19:30, kanë arrestuar në veri të Mitrovicës një person, i cili u kap me 10 kilogramë marihuanë. Për këtë arrestim raportoi qysh mbrëmë edhe Koha.net, por që nuk kishte mundur të sigurojë konfirmim nga Policia. Sot ndërkaq saktësohet se i arrestuari ishte Shemsedin Geci, polic hetues për krime të rënda në Policinë Rajonale të Mitrovicës dhe ish-pjesëtar i UÇK-së. Ai është nga Skenderaj, sikundër edhe një i arrestuar tjetër po në këtë rast, mjeku Valon Malaj.
Arrestimi i këtyre të dyve lidhet me një aksion të nisur muaj më parë të Policisë së Kosovës për shkatërrimin e një rrjeti të trafikimit të narkotikëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo